Ka filluar fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Për 30 ditë, entitetet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të prezantojnë programet politike para qytetarëve.

Komisioni i zgjedhjeve në Kosovë javën e kaluar njoftoi se të drejtë vote do të kenë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej të cilëve, 43 mijë e 993 janë votues nga diaspora.

Subjektet e certifikuara nga KQZ, 91 në total, në garë për kryetar komune kanë vendosur 206 kandidatë. Ndërkaq, për Asambletë Komunale mbi 5,400 kandidatë.

Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën që dje në Prishtinë e subjektet e tjera politike kanë bërë të ditur se hapjen do ta bëjnë sot.