Ish-ndihmës sekretari dhe zëdhënësi kryesor i sekretares të ndjerë amerikane Madeleine Albright, James Rubin, ka filluar dëshminë e tij në sallën e gjyqit në Hagë.
Amerikani është dëshmitari i parë i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Avokati i mbrojtjes së Thaçit, Pierre Richard Propser, është shprehur optimist se dëshmia e Rubin do të shpërfaqë të vërtetën e luftës në Kosovë e atë të Presidentit Thaçi.








