Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, para zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, kishte thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje, partia që ai e udhëheqë, nuk i merr 80 deputetë, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.
Këto komente, Kurti i kishte bërë më 24 prill, përmes një video-adresimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, derisa përpiqej që ta bënte fajtore opozitën – Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës – për bllokadën rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit, arsye për cka vendi shkoi në zgjedhje.
“Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor, dhe LVV me partnerët – GUXO, Alternativa e pakicat) nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a në dimër”, thoshte Kurti.
Por, në zgjedhjet e 7 qershorit ai as nuk iu afrua 80 deputetëve.
Sipas rezultatet preliminare, me 100 për qind të votave të numëruara – pa llogaritur ato me kusht dhe të diasporës – VV-ja e Kurtit ka marrë 42,96 për qind të votave, që përkthehen në 48 deputetë.








