Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Pas votimit, Abdixhiku vlerësoi procesin zgjedhor që po zhvillohet në vend, duke theksuar se Kosova vazhdon të organizojë zgjedhje demokratike dhe sipas standardeve.

Ai falënderoi komisionerët e partive politike, institucionet e drejtësisë, policinë, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mediat për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit.

“Fatmirësisht, Kosova organizon zgjedhje të mira dhe të mbara demokratike. Sot presim në këtë ditë të mirë e të bukur edhe zgjedhje të mira demokratike. Është ditë feste, ditë gëzimi për Kosovën”, deklaroi Abdixhiku.

Kandidati i LDK-së tha se qytetarët kanë sot mundësinë të përcaktojnë drejtimin që do të marrë vendi në katër vitet e ardhshme, duke shprehur besimin se procesi do të përmbyllet në mënyrë të rregullt dhe demokratike.