Agim Aliu i PDK-së ka shënuar një fitore spektakolare në zgjedhjet e së dielës për Kryetar të Komunës së Ferizajt. Sipas exit poll-it të UBO Consulting, i publikuar në Debat Plus, Aliu ka fituar pa balotazh, me 62.2 për qind.
I dyti, sipas këtij exit poll-i është Enver Haliti i VV-së me 21.4 për qind, ndërsa pas tij është Visar Azemi i LDK-së me 14.7 për qind.










