Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati beson se krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të dalin të pafajshëm.
“Unë besoj, edhe duhet të besoj fuqishëm ata do të dalin të pafajshëm. S’besoj që drejtësia do të jetë drejtësi politike, apo selektive. Do të jetë një drejtësi e mirëfilltë evropiane”, tha Gucati gjatë homazheve në Prekaz.
Në protestën e 17 shkurtit që do të mbahet në Prishtinë, në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, e cila po organizohet në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj tyre ka hyrë në fazën përfundimtare, Gucati thekson se do të marrë pjesë bashkë me shokët e tij.
“Po qysh s’marr pjesë bre unë edhe gjithë shokët. Na marrim pjesë në protestë. Protestë ka drejt me organizu gjithkush, çdo qytetar i Republikës i Kosovës. Ata sidomos që janë kundër Gjykatës Speciale, na pafund i mbështesim”, shtoi.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës që nga 5 nëntori i vitit 2020.








