Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk mund të dënohet lufta për liri.
Këto komente, Çitaku i ka bërë në ditën kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën finale, ku ka filluar dëgjimi i fjalëve përfundimtare të palëve.
“Nuk mund të kriminalizohet lufta për dinjitet njerëzor dhe kombëtar”, shkroi Çitaku në Facebook.
Historia, thekson ajo, nuk rishkruhet me padrejtësi. “Drejtësia vonon, por e vërteta mbetet”.
“Drejtësi! Liri!”, përfundoi ajo.









