Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka dalë pro mbajtjes së zgjedhjeve brenda LDK-së. Këtë, ai e sheh si pjesë të përgjegjësisë për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit në Kosovë në të cilat partia e tij u rendit e treta.

“Në organizimin tonë funksionojmë nga degët deri në nivel qendror. Unë i takoj një dege e cila ka dhanë mendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe duhet të ketë reflektim mbi procesin zgjedhor të qershorit, d.m.th në të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike. Duke fillu nga Kryetari edhe deri tek nëndegët”, tha Zemaj.

Sipas Zemajt, janë 150 nënshkrime në LDK për Kuvend të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike.