Dy oficerë policie janë vrarë dhe një tjetër është lënduar nga një sulm më armë në një stacion policie në qytetin e Izmirit, kanë thënë burime të sigurisë në Turqi këtë të hënë.

Sulmuesi, që raportohet të jetë 16 vjeç, ka hapur zjarr në stacionin policor Salih Isgoren në distriktin e Balcova. Sulmuesi është ndaluar, ka thënë transmetuesi NTV.

Turqia në të kaluarën ka qenë shënjestër e sulmeve të militantëve kurdë, grupeve islamiste dhe organizatave të ekstremit të majtë, me forca policore dhe institucione qeveritare shpeshherë në shënjestër.

Izmiri, qyteti i tretë më i madh në Turqi, është goditur nga sulme militante në të kaluarën, përfshirë edhe një bombardimi të një veture në një gjykatë që la dy persona të vdekur në vitin 2017.