Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot (e premte, 12 dhjetor) në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga Policia e Kosovës thanë se “në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, drejtuesja e së cilës ka humbur jetën”.
“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”, bënë të ditur nga Policia.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.









