Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka qujtur “idiotësi të thëna në Serbisht” deklaratat e ministres serbe, Snezana Paunoviç, për “spastrimin etnik” në Kosovë. Siç shkroi Rama në një postim në profilin e tij zyrtar në X “ideja se çdo njeri që ka zë publik, institucion apo autoritet duhet të reagojë për këto deklarata”, sipas tij “tregon se sa pak e respektojnë veten” ata që e kërkojnë këtë.

“Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë”, shkroi Rama.

“Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh”, shton.

Për shkak të deklarates fashiste, ministrja serbe u shpall non-grata në Kosovë. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nënshkroi të martën vendimin ku i ndalohet përjetësisht Paunoviç-it hyrja në Kosovë.