FARSA E HAGËS Si u mashtruan shqiptarët se Gjykata Speciale do t’i trajtojë vrasjet e pasluftës në Kosovë

Përfundimisht, aktakuza e përpiluar nga ish-kryeprokurori kontravers, Jack Smith, nuk përmban as trafikimin e organeve dhe as vrasjet e pasluftës, por kryesisht është një përmbledhje e rasteve të gjykuara më parë në gjykatat ndërkombëtare dhe vendore.

Kushdo që ka menduar se në procesin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të trajtoheshin rastet e vrasjeve të pasluftës – të cilësuara si politike – ka pasur ide të gabuar lidhur me gjykimin në Hagë.

Ja pse.

E para:

Aktakuza kundër katërshes së UÇK-së – e cila i ngarkon ata si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale – përfshin periudhën nga marsi 1998 deri në shtator 1999.

Rastet e vrasjeve të pasluftës, të cilat shpesh ishin përdorur edhe në fushata elektorale, kanë ndodhur pas kësaj periudhe të aktakuzës, pra nga viti 2000 e tutje.

E dyta:

Në asnjë prej dëshmive publike në Hagë, dëshmitarët nuk janë pyetur për këto raste.

Madje, as ata që për vite kishin akuzuar eksponentë të UÇK-së se ishin të përfshirë.

E treta:

Edhe në një rast të një dëshmitari që ishte krejtësisht i mbyllur për publikun, në fillim të procesit gjyqësor, Paneli i Gjyqtarëve nuk e ka lejuar Prokurorinë të bëjë pyetje lidhur me disa incidente përtej aktakuzës.

“Ato nuk pretendohet të jenë rezultat i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale të pretenduar, e cila mbulon vetëm periudhën e aktakuzës, dhe as sulmet nuk pretendohet t’u atribuohen ndonjërit prej të akuzuarve.

Për më tepër, asnjë nga këto incidente nuk pretendohet të ketë qenë pjesë , apo të kenë shërbyer si provë për, një sulm të përhapur ose sistematik kundër kundërshtarëve, dhe as të jenë në mënyrë materiale i lidhur me konfliktin e armatosur të përfshirë në aktakuzë”, tha Charles Smith më 17 prill 2023.

Por çfarë ka ndodhur me aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së?

Fillimisht, ishte menduar se Gjykata Speciale do të trajtonte pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty për trafikim organesh.

Pas hetimeve disavjeçare, nuk ishte gjetur asgjë. Përfundimisht, ato nuk u bënë pjesë e aktakuzës.

Më pas, Prokurori Clint Williamson, në një deklarim në korrik të vitit 2020 – një muaj pasi Prokuroria Speciale kishte njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit – kishte thënë se hetimet e tij në masën më të madhe flisnin për rastet e pasluftës.

“Prioritet në hetimet tona ishin ato të kryera pas konfliktit, pra sërish bazuar në provat e vitit 2014.Shumica e tyre janë pas 12 qershorit 1999”, – kishte deklaruar Ëilliamson.

Në fakt, pjesa më e madhe e aktakuzës përfshin periudhën mars 1998 – shtator 1999.

Përfundimisht, aktakuza e përpiluar nga ish-kryeprokurori kontravers, Jack Smith, nuk përmban as trafikimin e organeve dhe as vrasjet e pasluftës, por kryesisht është një përmbledhje e rasteve të gjykuara më parë në gjykatat ndërkombëtare dhe vendore.

Pra, një aktakuzë pothuajse e vjetër, por me emra të rinj.

Tashmë, kur gjykimi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit, është bërë e qartë se Gjykata Speciale më shumë ka qëllim politik për ta dënuar UÇK-në – me një narrativë që tjetërson historinë e Kosovës – sesa synim për të vendosur drejtësi.

LAJME

RRENCI I LIRË Rrena e paskrupullt e Albin Kurtit në intervistë me gazetarin që veç rri e shikon

PROTESTA PËR UÇK-NË A rrezikojnë ish-ushtarë të UÇK-së të arrestohen në Maqedoni? – flet Izet Mexhiti

STANDARDET E DYFISHTA Në Evropë për rend e ligj, në Kosovë për ministra me aktakuza, të paprekshëm e kundër drejtësisë

FAKT YOU

RRENCI I LIRË Rrena e paskrupullt e Albin Kurtit në intervistë me gazetarin që veç rri e shikon

STANDARDET E DYFISHTA Në Evropë për rend e ligj, në Kosovë për ministra me aktakuza, të paprekshëm e kundër drejtësisë

SHUPLAKË VETËS Duke dashur ta dëmtojë opozitën, Armend Muja përfundoi duke e lëvduar si asnjë herë tjetër

DHOMA SPECIALE

MBI 400 MILIONË Shumat marramendëse që BE-ja ia dha Speciales për 9 vjet

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos