Derisa ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Hagës, Jack Smith, po dëshmonte para Kongresit republikan për ndjekjen që ia kishte bërë presidentit amerikan, Donald Trump, është përmendur edhe Hashim Thaçi.
Aty, famëkeqi Smith pyetet nëse kishte ndonjë rast në karrierën e tij që e ka humbur dhe ai përgjigjet se po, kishte raste të tilla.
Këtu hyn momenti kur përmendet ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Senatori Schmitt: “Ju ikët në Hagë dhe e ndoqët penalisht presidentin e Kosovës në vitin 2020?”
Smith: “Po, dhe ai sapo u shpall fajtor për mbi 300 akte torture dhe 96 vrasje.”
Senatori Schmitt: “Dhe më pas patët mundësinë të ktheheshit për t’u marrë me Trumpin. A është kështu?”
Smith: “Kjo nuk është aspak e vërtetë.”
Jack Smith ka qenë Kryeprokurori i parë i Gjykatës Speciale, i cili e përgatiti aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai u akuzua për qasje politike, marrje të provave nga Serbia dhe bashkëpunim me dëshmitarë të infiltruar nga Serbia.
Kujtojmë që Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, këtë prokuror e kishte quajtur “të çmendur” dhe se ai shkatërroi jetët e njerëzve të pafajshëm.
Sen. Schmitt: “You fled to The Hague and prosecuted the president of Kosovo in 2020?”
— Bulwark Clips (@BulwarkClips) September 29, 2026
Smith: “Yes, and he was just convicted of over 300 acts of torture and 96 murders.”
Sen. Schmitt: “And then you got a chance to come back to get Trump. Is that right?”
Smith: “That’s not… pic.twitter.com/P31xKUwxrN









