Pesë përfaqësues të Listës Serbe; Igor Simiç, Ivan Zaporac, Ivan Todosijeviç, Zoran Todiç dhe Vasilije Tomaseviç, janë ftuar për intervistim në Prokurori në cilësinë e të pandehurve.

Kjo parti në një njoftim lëshuar mediave, tha se këta zyrtarë dyshohen për falsifikim të dokumenteve.

Nga Prokuroria nuk kanë dhënë ende detaje për ftesën ndaj këtyre përfaqësuesve të Listës Serbe.

Sipas Listës Serbe, ftesa lidhet me rastin e bastisjeve që Policia e Kosovës kishte zhvilluar në gusht të vitit 2024 në objektet paralele komunale në veri dhe dokumentacioneve të gjetura aty.