Falënderim nga Shtëpia e Bardhë Trump i çon letër Vjosa Osmanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë falënderuar Kosovën për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga territori amerikan. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, për këtë çështje i ka dërguar letër homologes në Kosovë, Vjosa Osmanit.

Falënderim nga Shtëpia e Bardhë Trump i çon letër Vjosa Osmanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar letër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Aty Trump e ka falënderuar popullin e Kosovës në përgjithësi dhe Osmanin në veçanti për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga territori amerikan.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën tuaj të jashtëzakonshme në pranimin e qytetarëve nga vende të tjera përtej kufijve tuaj, një veprim që dëshmon përkushtimin e fuqishëm të Kosovës për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara. Udhëheqja juaj në këtë çështje është një dëshmi e forcës dhe dhembshurisë së popullit të Kosovës”, shkruhet në letër.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat demokratike të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme paqësore e të begatë. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj marrëdhënieje nuk ka kaluar pa u vënë re dhe jam i bindur se, së bashku, do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet e përbashkëta”, ka shkruar tutje Trump.

Letra e plotë:

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos