Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar se organizimi i Lojërave Mesdhetare është në rrezik, por fajin e ka hedhur te Komuna e Prishtinës, derisa ka thënë se “kush bënë mirë nuk e ka kollaj të shtyhet me dikë që e bënë të kundërtën”.
“Është për të ardhur keq që kur po përfundojnë mbledhjet diskutimet shteruese që po mbahen aty, më pastaj po dalin në opinionin publik kush qysh votoi edhe me sulme të brendshme. Ne duhet të jemi unik për këtë gjë dhe kjo mungesë e unitetit të brendshëm, na ka sjellur në këtë pikë kur edhe po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030”, tha Kurti në fjalën e tij në Kuvend.
“Unë vazhdoj të jem optimist, por natyrisht jam optimist i përmbajtur për shkak se kush bën mirë nuk e ka kollaj të shtyhet me dikë që e bën të kundërtën dhe në këtë aspekt bashkëpunimi, komunikimi ynë me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë tejet i mirë, por kjo nuk mund të thuhet edhe me Komunën e Prishtinës, prandaj edhe ndodhemi në këtë situatë…”.








