Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese, kur është pyetur nga VOX Kosova pse ka votuar pro që Slavko Simiç i Listës Serbe të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, meqë partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e kishte quajtur këtë parti organizatë kriminale.

“A mendon që ti duhet me shku te Gjykata Kushtetuese edhe me i pyet gjyqtarët pse kanë thanë që duhet patjetër me votu një të Listës Serbe? Kur t’ia bëjsh këtë pyetje gjyqtarëve edhe i ndjek me kamerë ata, nëse ata kanë një përgjigje racionale, edhe unë kam me t’u përgjigj”, tha Basha.

“Nëse e merrni dhe e lexoni, neni 67.4 e thotë që duhet me konë përfaqësues i komunitetit. Nenadi ka qenë përfaqësues i komunitetit serb dhe duhet me i marrë 61 vota. Këto dy kritere duhet me u plotësu për me u votu nënkryetar. Unë e kam propozu për shkak se i ka plotësu këto dy kritere. Edhe do të ishte diskriminuese mos me e propozu”, shtoi.