Sipas EXIT POLL të publikuar nga Klan Kosova, Valon Prebreza i VV-së ka fituar në komunën e Fushë Kosovës. Përballë Besnik Osmanit të LDK-së, sipas kësaj matjeje ai ka fituar 53.45 për qind gjersa kundërkandidati i tij 46.55 për qind.

Prebreza e Vetëvendosje kishte dalë fituese edhe në raundin e parë të mbajtur më 12 tetor.









