Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet parlamentare që u mbajtën këtë të diel me 45.7 për qind të votave, sipas exit-pollit të UBO Consulting, i publikuar në RTV Dukagjini.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 për qind, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.6 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.3 për qind.
Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk ka arritur që ta kalojë pragun, pasi që ka grumbulluar vetëm 1.7 për qind të votave.










