Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën këtë të diel me 43.5 për qind të votave, sipas exit-pollit të Albanian Post, të publikuar në televizionin T7.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 23.60 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.90 për qind.
Ndërsa e katërta është renditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.20 për qind, ndërkaq të tjerat 9.80 për qind.
Mbi 2 milionë qytetarë kanë pasur mundësinë të vendosin për përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Këto janë zgjedhjet e treta që zhvillohen këtë vit në Kosovë.
Fillimisht u mbajtën zgjedhjet nacionale më 9 shkurt, por partitë nuk arritën të krijojnë institucionet e reja të dala nga këto zgjedhje, më pas u mbajtën zgjedhjet lokale – rundi i parë më 12 tetor dhe rundi i dytë më 9 nëntor.










