Shaqir Totaj i PDK-së ka dalur i pari në garën për Kryetar të Komunës së Prizrenit, por do të ketë balotazh me Artan Abrashin e VV-së.

Sipas exit poll-it të UBO Consulting, të publikuar në Debat Plus, Totaj ka marrë 43.3% ndërsa Abrashi 30.4%.

I treti është renditur Driton Selmanaj i LDK-së, me 11.1 për qind, ndërsa i katërti Zafir Berisha me 4.2 për qind.