Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare, sipas exit-poll-it të PIPOS, i publikuar në Klan Kosova.
Sipas këtij exit poll-i, VV-ja ka marrë 44.1 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 23.9 për qind, e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.1 për qind, dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.8 për qind.
Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta kalojë pragun, pasi që ka siguruar vetëm 1.1 për qind të votave.










