Kandidati i AAK-së për Kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka fituar garën ndaj Ardian Golës të VV-së, sipas tri exit-polleve.

Sipas exit-pollit të UBO Consulting, i publikuar në RTV Dukagjini, Gjini ka marrë 58.3 për qind, ndërsa Gola 41.7 për qind.

Sipas atij të Albanian Post, të publikuar në T7, Gjini ka marrë 59.2 për qind, ndërsa Gola 40.8 për qind.

Sipas atij të PIPOS, i publikuar në Klan Kosova, Gjini 57.2 për qind e Gola 42.8 për qind.