EXIT POLL i realizuar nga Albanian Post e i shfaqur në T7, për zgjedhjet e 7 qershorit, ka nxjerrur fituese Lëvizjen Vetëvendosje, me 43 për qind të votave. E dyta, sipas matjes ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 22 për qind, gjersa Lidhja Demokratike e Kosovës sipas të njëjtit EXIT POLL, ka fituar 18 për qind. AAK, sipas së njëjtës, ka fituar 7%.

Dalja në zgjedhje këtë të diele(07 qershor), sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, llogaritet të jetë rreth nëntë për qind më e ulët se në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Më së paku votues sipas përqindjes ka në Dragash, Klinë, Rahovec e Malishevë. Në anën tjetër, Ranillugu, Zubin Potoku, Zveçani prinë me numrin më të madh të daljes në zgjedhje.









