Evropë – SHBA Çfarë ndodhi në takimin e djeshëm?

Trump përfundoi me premtime për të organizuar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Evropë – SHBA Çfarë ndodhi në takimin e djeshëm?

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy flet gjatë një takimi me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministrin britanik Keir Starmer dhe Presidentin e Finlandës Alexander Stubb, në kuadër të negociatave për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë, në Shtëpinë e Bardhë në Washington, D.C., SHBA, më 18 gusht 2025.

Presidenti amerikan, Donald Trump, mblodhi liderët evropianë dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një takim të organizuar në nxitim të hënën për të diskutuar një rrugë drejt përfundimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, raporton Agjencia e Lajmeve Reuters.

Shtatë liderë evropianë, presidenti ukrainas, konvojet e tyre, duzina staf nga administrata e Trump dhe më shumë se 100 gazetarë pushtuan kampusin e Shtëpisë së Bardhë, të hënën, në pritje të takimit të pazakontë.

A do të pajtoheshin Trump dhe Zelensky për një rrugë të përbashkët drejt paqes? Apo do të zhvillohej takimi i tyre i ri në Zyren Ovale në stilin e pakëndshëm të shkurtit?

Asnjëri nga skenarët nuk ngjau. Zelensky, i qortuar për pamjen dhe sjelljen e tij në shkurt, i rregulloi të dyja. Veshur me rroba më formale dhe duke shprehur disa herë falënderim ndaj Trump, ai u përshëndet nga një president amerikan më i afërt se sa në të kaluarën.

Por, pavarësisht zotimeve të Trump për mbështetjen e sigurisë së Ukrainës pas një marrëveshje hipotetike paqeje, nuk kishte ndonjë shenjë se ndonjëra nga palët ka ndërruar pozicion mbi shkëmbimin e territoreve, garancitë e sigurisë ose sanksionet.

Përndryshe, Trump përfundoi me premtime për të organizuar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, që të diskutojë çështje të mbetura.

Liderët evropianë, përfshirë Zelensky, ishin të kujdesshëm mbi mosmarrëveshjet e tyre me Trump, duke mbajtur komentet e tyre të thata dhe duke komplimentuar presidentin amerikan.

Por, një pikë e mosmarrëveshjes doli në sipërfaqe.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u tha liderëve dhe mediave se ai do ta sheh Putinin tek pajtohet me një armëpushim.

Trump ka bërë përpjekje qysh moti për një armëpushim. Por, ai e braktisi atë qëllim pas takimit të tij me Putinin, javën e kaluar. Presidenti amerikan tani thotë se ai është në rregull të shkojnë direkt drejt një marrëveshje paqeje.

“Të jem i sinqertë, ne të gjithë do të donim të shihnim një armëpushim,” tha Merz. “Nuk mund ta imagjinojë se takimi tjetër do të ndodhë pa një armëpushim, kështu që le të punojmë drejt tij.”

Trump ia ktheu, duke argumentuar se ai ka zgjedhur shumë konflikte pa arritur armëpushim në radhë të parë.

Një nga misteret më të mëdha që qëndronin pezull mbi samitin ishte edhe se çfarë mbështetjeje do të ofronte SHBA për të siguruar një marrëveshje afatgjatë mes Rusisë dhe Ukrainës.

Trump nuk ka ofruar “këpucët e ushtarëve amerikanë në terren” për të garantuar sigurinë e Ukrainës nga Rusia, duke reflektuar hezitimin amerikan për t’u përfshirë në konflikte ushtarake apo përballje të drejtpërdrejta me një fuqi bërthamore.

Në vend të kësaj, ai ka ofruar shitje armësh dhe ka premtuar se amerikanët do të bëjnë biznes në Ukrainë – siguri të cilën ukrainasit e shohin shumë larg një garancie të vërtetë për mbrojtje. Ndërkohë, evropianët po përgatiten për një mision paqeruajtës me forcat e tyre.

Megjithatë, kur u pyet drejtpërdrejt nëse garancitë e sigurisë amerikane për Ukrainën mund të përfshijnë trupa amerikane në vend, Trump nuk e përjashtoi këtë mundësi. Përkundrazi, ai la të kuptohej se një njoftim për këtë çështje mund të vinte që të hënën.

“Do t’jua bëjmë të ditur, ndoshta, më vonë sot,” tha Trump. Ai shtoi se Evropa është “vija e parë e mbrojtjes”, por se “ne do të jemi të përfshirë”.

Trump tha se do ta telefononte Putinin dhe do të organizonte një takim trepalësh me Ukrainën, në një kohë dhe vend që do të përcaktohen më vonë.

Pavarësisht disa hezitimeve private, liderët e mbledhur ranë dakord se një takim i tillë ishte një hap logjik i radhës.

Megjithatë, rruga përpara është më e ndërlikuar sesa po e paraqesin Trump dhe aleatët e tij.

Së pari, Rusia ka vonuar dhe penguar takime të nivelit të lartë me Ukrainën në të kaluarën, dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse Putini do të pranonte të ulej me Zelenskyn, të cilin ai e përshkruan shpesh si një lider të paligjshëm.

Gjithashtu, nuk është e qartë se sa shumë mund të përparojë një takim në nivelin më të lartë drejt paqes.

Hendeku mes qëndrimeve ruse dhe atyre ukrainase është i madh. Kremlini tha të hënën se prania e trupave të NATO-s në Ukrainë është një vijë e kuqe, një qëndrim që Ukraina e ka të vështirë ta pranojë. Rusia po kërkon gjithashtu që Ukraina të dorëzojë pjesë të mëdha të territorit që aktualisht kontrollohet nga Kievi – një propozim që udhëheqësit ukrainas nuk po e marrin fare në konsideratë.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin