Liderët evropianë do të flasin me presidentin amerikan, Donald Trump dhe zëvendësin e tij, JD Vance, sot, për t’u konsultuar para samitit të së premtës me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ekipin e Evropës e përfaqësojnë: kancelari gjerman dhe nikoqiri, Friedrich Merz, presidenti finlandez, Alexander Stubb, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kryeministri polak, Donald Tusk dhe kryeministri britanik, Keir Starmer.
Atyre do t’u bashkohet edhe kryekomisionerja evropiane, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Në bisedime do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili për të shfaqur unitet me partnerët jo vetëm do të bashkohet në telefonatë, por edhe do të jetë fizikisht me organizatorin në Berlin.









