Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është nervozuar nga pyetjet e gazetarit të VOX Kosova, ku ka eskaluar në gjuhë fyese, duke e quajtur të paedukatë gazetarin.
“Sa i paedukatë. Unë i them jo, ky i paedukatë bëhet pykë”, ka thënë Kurteshi pasi që u pyet se pse në vitin 2023 ia kanë ndarë 300 mijë euro Listës Serbe, ndërsa tani po kërkojnë moscertifikimin e kandidatëve të kësaj partie për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kurteshi, me nervozizëm, theksoi se nuk jep asnjë përgjigje për media. “Unë veç shkruaj edhe flas këtu, po për media s’jap asnjë koment”, deklaroi.








