Prokurorja e Gjykatës Speciale, Clare Lawson, ka pretenduar se pavarësia e Kosovës ishte në funksion të arritjeve të qëllimeve kriminale që sipas saj kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Fakti që ekzistonte një objektiv i UÇK-së për arritjen e pavarësisë në Kosovë në asnjë mënyrë nuk e mohon objektivin nga ana e anëtarëve të JCE-së për të fituar dhe ushtruar kontroll në mënyrën e akuzuar”, tha Lawson.
“Në të vërtetë, në vend që të jetë një tregues kundërshtues, logjika dikton se pavarësia do të kishte qenë një parakusht që ata të arrinin plotësisht një kontroll të tillë”, shtoi ajo.
Madje, ajo pretendoi se “është gjithashtu çështje e arsyes së shëndoshë dhe e jurisprudencës së konsoliduar që një person mund të ketë objektiva të shumta të njëkohshme. Për shembull, Radovan Karaxhiç u gjet se kishte marrë pjesë në katër JCE të ndara por të ndërlidhura me objektiva të dallueshme”.








