ESKALON MODESTIA Osmani me video i paraqet shumë përmbajtësore takimet e shkurta të saj në SHBA

Në asnjë moment nuk ka treguar se cilat ishin temat ku biseda kishte fokus dhe përmbajtje.

ESKALON MODESTIA Osmani me video i paraqet shumë përmbajtësore takimet e shkurta të saj në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me një video gati pesëminutëshe, është përpjekur sërish t’i paraqesë fotografitë e saj me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, dhe me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si “biseda përmbajtësore”.

Por, në asnjë moment nuk ka treguar se cilat ishin temat ku biseda kishte fokus dhe përmbajtje.

Takimi i Osmanit me Trump ishte pjesë e fotografisë që presidenti amerikan bën me të gjithë liderët e shteteve pjesëmarrëse, dhe zakonisht krejt procedura zgjat vetëm disa sekonda.

Ndërsa me sekretarin Rubio, fotografia dukej se ishte bërë në një sallë ku po mbahej një takim kurtuazie.

Megjithëse Osmani e transmetoi si takim, vetë Rubio nuk e prezantoi fotografinë me presidenten Osmani.

Në këtë video, Osmani ka paraqitur edhe takimet me krerë dhe zyrtarë të shteteve tjera që morën pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në SHBA po qëndron ende edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili nuk është pritur nga askush prej qeverisë amerikane, por vetëm nga disa kongresistë dhe ka marrë pjesë në takime me komunitetin shqiptar.

Nga atje, ai dha një deklaratë që u kritikua shumë, kur tha se “nuk është problem i tij” përpjekja e SHBA-ve për ta larguar ndikimin rus në Serbi.

LAJME

E QUAN GËNJESHTARE Grenell: Osmani thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

STATUSI TRAZUES Prokuroria interviston Halil Gecin për kërcënimin ndaj Osmanit

FAKT YOU

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin