Ka vazhduar shkëmbimi i reagimeve në rrjetet sociale mes Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e pyeti publikisht “kush je ti” dhe “prej kujt paguhesh”, Dejona Mihali i është kundërpërgjigjur me një status të gjatë në Facebook me plot ofendime e akuza.
Ajo i është përgjigjur pyetjes së Ramës lidhur me identitetin dhe angazhimin e saj politik.
“Ndërsa unë jam Dejona Mihali, aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Punoj bashkë me qindra mijëra aktivistë të tjerë kudo ku jetojnë shqiptarë, brenda e jashtë Kosovës, çdo ditë që njerëz si ty mos ta kenë të gjatë në institucione publike”, thuhet në reagimin e saj.
Mihali ka eskaluar ndaj Ramës dhe njerëzve që, sipas saj, e mbështesin politikisht.
“E dimë që krimi organizohet më shpejt e jo rrallë edhe suksesshëm, si ty dhe bosat e tu. Po, edhe ne përballë jush, nuk rrimë duarkryq. Merr kohë por përfundon një ditë”, ka shkruar ajo.









