Tajlanda ka thënë se ka lëshuar sulme ajrore drejt Kamboxhias këtë të hënë gjersa luftimet kanë nisur në disa zona përgjatë kufirit të kontestuar, pasi dy palët kanë akuzuar njëra tjetrën për prishjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Së paku një ushtar tajlandez dhe tetë të tjerë janë lënduar në luftimet e reja që u intensifikuan rreth orës 5 së mëngjesit të kohës lokale, ka deklaruar një zëdhënës i ushtrisë tajlandeze, duke shtuar se mbështetja ajrore ishte thirrur për të goditur shënjestrat në Kamboxhia.
“Këto zhvillime na kanë shtyrë në përdorimin e fuqisë ajrore për t’iu kundërpërgjigjur dhe zvogëluar kapacitetet ushtarake të Kamboxhias”, thuhet në deklaratën e ushtrisë tajlandeze.
Ministria e mbrojtjes së Kamboxhias ka thënë nëpërmjet një deklarate se ushtria tajlandeze ka lëshuar sulme në dy lokacione, ditë pas veprimeve provokative dhe shtoi se trupat e Kamboxhias nuk janë përgjigjur.









