Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, i ka reagur deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, gjersa ky i fundit po largohej nga salla e Kuvendit pas një debati ligjor që pati me disa nga akterët e VV-së.
Bahtiri u dëgjua tek i thotë Grudës nëse e ka pyetur Listën serbe që ka ardhur në këtë seancë.
Gruda ia ktheu duke i thënë se Bahtiri nuk e njeh fare atë dhe u largua nga salla, ndërsa deputetë tjerë të VV-së u shquan në një gjendje sikleti.








