Ish-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ftuar partitë opozitare që të bashkohen kundër, siç thotë ai, “keqqeverisjes” së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Lirinë tonë e mbrojmë duke bërë opozitë të vërtetë. Mbane mend këtë demokracia vdes atë ditë që s’ka opozitë të vërtetë”, tha Haradinaj në fjalën e tij në Kuvend.
“Duhet të bashkohemi kundër keqqeverisjes Kurti, kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit të këtij njeriut, kundër krejt përçarjes që ia bën këtij vendi. Është detyrë e jona kombëtare, ka të bëj me sigurinë kombëtare. Ju ftoj të bashkohemi po ashtu me i bë opozitë vërtetë keqqeverisjes Kurti”.









