Lëvizja Vetëvendosje në Qeveri “ka eskaluar totalisht me korrupsion e me gjithçka”, ka thënë Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, duke theksuar se “nivele të tilla të korrupsionit, Kosova s’ka pa kurrë”. “Këtu i kanë prekë majat, duke nis prej energjisë e deri te udhëtimet zyrtare”.

Në një konferencë për media të shtunën, Gjini, duke iu referuar qeverisjes së Albin Kurtit, tha se “po jetojmë në epokën e mashtrimit më të madhe në historinë e popullit të Kosovës”.

“Ne kemi pasur okupatorë, na kanë okupuar, por e kemi ditur, të paktën të mashtruar s’kemi qenë. Nuk kemi qenë të mashtruar. Kemi qenë të pafuqishëm”.

Ai përmendi disa nga premtimet e Kurtit si opozitar, të cilat me ardhjen në pushtet nuk i mbajti.

“Sot jemi të mashtruar. Jemi të mashtruar prej xhipave të zinj. Jemi të mashtruar deri te darkat e drekat e darkat. Jemi të mashtruar për korrupsion e nepotizëm. A ju kujtohet ata farë të afërmit që janë për dasma? Eh po shihni tash, krejt i keni në sistem. Të vetët. Edhe ata një elitë e vogël, jo krejt. Ata që ajnë në maja të pushtetit, krejt të afërmit e vetë i kanë në pushtet. E këta kanë ardhë në pushtet duke i kritiku të tjerët, me të drejtë ndoshta atëherë”.

Njerëzit që kanë premtuar kaq shumë që kanë me e rregullu sistemin, “me e brutalizu edhe më tepër”, sipas Gjinit, “duhet me qenë mësim për secilin prej nesh”. “Mos iu zini besë njërëzve që ju premtojnë gjithçka”.