“EPILOG PAFAJËSIE” Ali Ahmeti: Ish krerët e UÇK-së po akuzohen për vepra të pabëra, po tentohet njollosja e historisë së Kosovës

Ali Ahmeti i ka kërkuar trupit gjykues i Hagës që t'i shpallë ish udhëheqësit e Kosovës të pafajshëm, duke argumentuar se ata luftuan kundër politikave fashiste, duke respektuar çdo normë ndërkombëtare.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, i ka kërkuar Gjykatës Speciale që të nxjerrë verdikt të pafajësisë për ish udhëheqësit e UÇK-së, duke thënë se ata akuzohen për gjëra të pabëra dhe se lufta ë UÇK-së ka qenë e drejtë dhe vullnetare, teksa iu drejtua masës protestuese në Sheshin “Skënderbe” në Shkup.

“Ushtria do të respektojë të gjitha konventat ndërkombëtare mbi luftërat, respektoj vendimin se një ushtri guerile duhet të dallohet dhe vendosi simbolin e vet që e dallonte, rregull ndërkombëtar e respektuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. UÇK dënonte çdo veprim fashist, çdo veprim kundër popullatës civile. UÇK e shpalli vetën ushtri e popullit vullnetar që lufton për lirinë e popullit të vet. Është një e vërtetë e madhe që objektivin final nuk e arritëm për të ndërtuar hierarkinë, prandaj nuk do donim që akuzat që bëhen për shtëpinë e verdhë , akuzat që bëhen për ndërmarrje të përbashkët kriminale, të njollosin historinë e luftës çlirimtare, e bijave dhe bijve më të mirë të kombit shqiptar”, tha Ahmeti.

Ai tha se procesi duhet të marrë epilog të pafajësisë pasi njerëzit prapa grilave në Hagë po akuzohen për vepra të pabëra. Ahmeti nuk la pa thënë se akuzat në gjykatoren e Hagës i ngjajnë me akuza që i drejtohen UÇK-së nga Moska dhe Beogradi.

“Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë sepse Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë që ndodhen pranë këtyre grilave akuzohen për vepra të pabëra. Të tërë procesin e kemi përcjellë. Mbase na dridheshe lëkura në shtat kur dëgjonim akuza që na kishte bërë Beogradi e Moska si terroristë, kriminelë e banditë”, shtoi ish udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në fund fare, Ahmeti tha se shqiptarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe se këto akuza po bëhen vetëm e vetëm për të njollosur historinë e re të shqiptarëve, të cilën ai e quan “historinë më krenare” të popullit shqiptar.

“Kosova jonë kontribuon për të pasur një marrëdhënie më të mirë mes shteteve të rajonit… Libri i verdhë, libri i verdhë është me na shkelë e me na mohu historinë ma të re dhe ma krenare të shqiptarëve, historinë e UCK-së, historinë e shtetit të Kosovës se na qenka bërë shtet me luftë e angazhim të kriminelëve. I tërë koncentrimi është aty që drejtuesit e shtetit të pavarur akuzohen për vepra të pabëra”, potencoi i pari i BDI-së.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani