ENDE JO KREJTËSISHT Bislimi: BE-ja heq shumicën e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

BE-ja ka hequr shumicën e masave ndëshkuese, ka njoftuar Bislimi.

ENDE JO KREJTËSISHT Bislimi: BE-ja heq shumicën e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Besnik Bislimi

Bashkimi Evropian ka hequr shumicën e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ka njoftuar Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi theksoi se ka pranuar të martën një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i BE-së, Gert Jan Koopman, ku i komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.

“Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro”, tregon Bislimi.

Ai theksoi se “në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave”.

“Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së”, potencoi ai, duke kërkuar që të vazhdohet sa më parë me heqjen e plotë të masave ndëshkuese.

“Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në Veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”.

Në letrën që e publikoi Bislimi, theksohet se BE-ja mirëpret transferimin e pushtetit në Veri dhe largimin e Policisë nga objektet komunale.

“Bazuar në këto dhe në përputhje me komunikimin e Komisionit për Zgjerimin 2025, kam kënaqësinë t’ju informoj se Komisioni do të heqë më tej disa nga masat e BE-së, konkretisht ato që lidhen me programin e fondeve të BE-së dhe kontraktimin e projekteve prioritare”, thuhet në letër.

Për rrjedhojë, vazhdon tutje letra, “e ftojmë Kosovën që t’i dorëzojë sa më shpejt Drejtorisë së Përgjithshme ENEST propozimin e saj të programimit lidhur me financimin IPA 2026–2027, duke pasur parasysh se miratimi i paketës së programimit mbetet i kushtëzuar nga përafrimi i Kosovës me prioritetet strategjike të BE-së dhe përmbushja e standardeve të kërkuara të cilësisë”.

“Siç jeni në dijeni, programimi i fondeve do të kërkojë gjithashtu mbështetjen e shteteve anëtare të BE-së”, shtohet.

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës, BE-ja i kishte vendosur në qershor të 2023-së, për shkak të veprimeve që Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti i kishte ndërmarrë në Veri.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani