Pas seancës për zgjedhjen e Presidentit, në të cilën pjesëmarrëse ishte vetëm mazhoranca, ka reaguar nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Ajo ka kritikuar ashpër zhvillimet në Kuvend, duke theksuar se për dy orë rresht nuk është dhënë përgjigje në një pyetje kyçe: a i ka mazhoranca 66 vota për Vjosa Osmani.

“Dy orë seancë për të mos u përgjigjur në një pyetje: a i keni 66 vota? Nëse i keni, thuajeni qartë, publikisht, pa e keqpërdorur Kuvendin për improvizime. Nëse jo, pranoni të vërtetën – seanca u thirr vetëm për bartje faji dhe propagandë”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Sipas saj, opozita ka ofruar një propozim konkret për tejkalimin e situatës, duke dhënë një emër jo-partiak si rrugëdalje nga kriza.

“Kërkuat emër jo-partiak? Ua dhamë. Tani përgjigjuni: po ose jo. Lërini akrobacionet”, është shprehur ajo.