Në pyetjen e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri se kush është Dejona Mehajli, deputeti i VV-së, Valon Ramadani e shfrytëzoi foltoren e Kuvendit të Kosovës për të thurrur elozhe për të.
“I nderuar deputet, Dejona Mihajli është drejtuese e komiteteve profesionale në Vetëvendosje, është ajo që nuk ndalet natë e ditë për të punuar që ju të mos ktheheni kurrë më në qeverisje. Pra, është ajo që bashkëdrejton shtabet zgjedhore që prej kur ju nuk dini më për fitore. Ajo bashkë me shumë aktivist të Vetëvendosjes ju kanë mujtë në 2019-tën, ju kanë mujt thellë në 2021, ju kanë mujtë edhe më tellë në 2025, pra, dy herë dhe siç po vazhdon puna e siç po vazhdoni ju kështu, do të ju mund prap shumë thellë në 2026”, tha deputeti Ramadani.
Këtij lavdërimi për Mihajlin ju bashkua edhe kryesuesja e Kuvendit, Albulena Haxhiu duke ju drejtuar deputëtëve të opozitës se ia kanë zili për Dejonën.
“Me pas pas Dejonen në seancë, kush e di sa replikat ish dashtë me i pas për të. Unë e di që na keni zili për Dejonen por ajo është muhabet tjetër”, tha U.D e Presidentes.
Por, i ashpër u tregua më pas shefi i grupit të PDK-së, Arian Tahiri i cili ndër të tjera Dejona Mihajlit iu drejtua si “Kryekriminele”.
Shumë sakt u përgjigjë deputeti, po, është pikërisht Dejona Mehajli qajo që merret me udhëheqjen e shtabit dhe i fiton zgjedhjet. E unë po ju kallxoj që është pikërisht Dejona Mihajli ajo që pikërisht prej qetyne kompanive korruptive i ka bërë 3 milionë e 300 mijë euro edhe ka ardhë me komplet aparaturën shtetërore, ma ka vjedhë fitorën në Mitrovicë. Është kryekriminelja e këtij vendi”, tha Tahiri nga foltorja e Kuvendit.









