Rrëfimi i dëshmitarit kryesor të vrasjes së Agon Zejnullahut

Gazmend Bleta, dëshmitari kryesor i rastit të vdekjes tragjike të Agon Zejnullahut, ekskluzivisht për Vox Kosova ka zbardhur detajet e natës kritike të 7 korrikut.

Burri i veshur me të zeza, dëshmitari kryesor i rastit të vrasjes së Agon Zejnullahut nga policët në Lipjan ka folur ekskluzivisht për VOX Kosova.

Në një paraqitje të parën dhe të fundit për media, Bleta ka rrëfyer në detaje atë që ndodhi më 7 korrik.

Ai ka treguar se për herë të parë kur pa Agonin atë natë, ai jepte përshtypjen se “nuk ishte vetvetja”.

“Nuk ish kanë vetvetja…i thash hajde të cojë te shpia, ja te doktorri se s’qenke mirë, ja thojke po më vjen dikush, janë t’um ndjek do njerëz me me rrah”, rrëfen ai.

“Oj nanë çka um boni”, ishin fjalët e Agonit gjersa mbi trupin e tij po peshonin pesë zyrtarë policorë.

Një nga ta ia kishte vendosur gjurin në qafë.

“Agoni ka thënë që lenem rahat se nuk kam bërë kurgjo, e ka thirrë oj nanë cka um boni edhe siç shihet në dorën e djathtë kur kanë dashtë me arrestu, ma ia laku ka thënë që s’muni me ma laku as diçka ka përmend që edhe sigurim që ka punu në diskoketa domethonë”, shton Bleta.

Pa ndjenja e pa shenja jete, Agoni ishte futur i prangosur në autoambulancë, me policët që kishin refuzuar t’ia lironin duart.

“Me duar të lidhta, nuk ia kanë zgidh hic, bile e kanë marrë edhe policët e kanë marrë atë far kerrin e kanë shti mrena edhe qaty ka fillu me ju dhënë ndihma e parë”, ka rrëfyer dëshmitari Bleta.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin