Qeveria e Kosovës ia ka dhënë pronarit të një televizioni në Kosovë 522 mijë e 774 euro.

Po po, mbi gjysmë milioni për një pronar mediumi.

Siç tregojnë të dhënat Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i jap kontratë kompanisë Telkos L.L.C 522 mijë euro.

Kontrata është me arrit me 2 shkurt 2026.

Nëse shkoni në ARBK, faqja e Regjistrimit të Bizneseve e shihni se Kompania TELKOS është pronare e televizionit me emrin TEVE1.

Kontrata e arritur mes Ministrisë e TELKOSIT tregon se bëhet fjalë për dy llote, për shërbim me internet.

Njëri me shifrën 369 mijë e 774 euro, tjetri 153 mijë euro. Pra 522 mijë e 774 euro.

Këto shërbime për të cilat Ministria po e paguan telkosin qindra mijëra euro, mundet me i ofru lirisht dhe pa problem Telekomi i Kosovës. Institucioni i shtetit.

E pse me ia jep mbi gjysmë milioni një kompanie private pra?

Sepse, kështu e mundëson me pas TEVE1shin për qejfi.

Aty shkon lahet Albin Kurti.

Kur i dalin skandale shkon shpërlahet Faton Peci.

Ditën kur i del skandali me rezerva shkon Rozeta Hajdari.

Lahet Mimoza Kusari prej Milan RADOJICIC-it,

Shpërlahet Artane Rizvanolli prej hajnisë së rrymës.

E të gjithë të tjerët po ashtu.

Pra, ia jep paratë Telkosit, sepse e blen mundësinë me u paraqitë i pasfidum sa herë të duhet e sa herë ke nevojë në TEVE1.

E qekjo është me ble medium.

A ju kujtohet qysh një prej ankesave kryesore të Vetëvendosjes ka qenë që ish-pushtetet blejnë mediume.

Si rri televizioni TEVE1 objektiv në raport me qeverinë, kur qeveria ia lëshon nga 500 mijë euro me veç një rast.

Normal që VOX Kosova është medium i papërshtatshëm se VOX-it s’un i jep tender.

A po e kuptoni çfarë mediume dojnë këta? Çfarë gazetarë dojnë këta.

Të tillë që u jepin edhe ua mbyllin gojën me verdhushka.

Kjo është filozofia politike e Vetëvendosjes.

Me ble gazetarë. Me ble njerëz. E fatkeqësisht me ble me pare tonat se prej taksave i marrin këto pare.

Politika e kësaj qeverie është lavatriçe monedhash.

Hyjnë paret – dalin favoret.

Prandaj shumë mediume sot në Kosovë nuk merren me skandalet e qeverisë, sepse i marrin paret e qeverisë.

Po fatmirësisht jo krejt. Sepse disa prej nesh e kuptojnë sa e rrallë dhe e çmueshme është liria. Liria nuk dorëzohet, nuk falet, nuk shitet.

Prandaj disa prej nesh përballemi me fushatë linçimi, sepse ua përçmojmë milionat e miliardat që këta i vjedhin e përmes tyre e mirëmbajnë vetën në pushtet.

Prandaj gazetaria e pavarur është shtylla kurrizore që s’iu ka përkulën kurrë asnjë pushteti e s’do ti përkulet as këtij, sepse tepër shtrenjtë ka kushtu kjo liri që na me ia dorëzu për do kacidhe Albin Kurtit.