Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kohës kur ishte opozitar, kishte thënë se Kryeministri duhet t’i frikësohet Kryeprokurorit të Shtetit.
“Pra ne jemi të interesuar që Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës t’i frikësohet Kryeprokurorit”, thoshte Kurti në RTK, më 4 qershor 2014.
Por, kur erdhi në pushtet, ai sulmonte organin e akuzës, madje e sfidonte nëse mund të shkojnë që ta intervistojnë.
“Jo unë nuk iu frikësohem Prokurorisë hiç. Unë e kam ftu me ardhë po ata po tuten me ardhë. Domethënë unë iu thash unë guxoj mos me ardh tash ta shohim a guxoni ju me ardhë”, kishte thënë Kurti në Istogu Channel, më 6 shkurt 2025, derisa komentonte ftesën e Prokurorisë për të, ku ishte thirrur si dëshmitar në aferën e rezervave shtetërore.








