Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për një rast në Zubin Potok, është identifikuar një lokacion i dyshuar në fshatin Jabukë, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.
Sipas një komunikate të përbashkët, më 2 gusht, gjatë veprimeve hetimore në terren është identifikuar vendi i dyshuar, ndërsa Prokuroria Speciale do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Autoritetet kanë bërë të ditur se, pas marrjes së autorizimeve nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.
Deri më tani, institucionet nuk kanë dhënë detaje









