Edhe një Kushtetuesja rrëzon vendimin e Qeverisë Kurti për statutin e ShSKUK-së

Gjykata Kushtetuese rrëzon Qeverinë Kurti për statutin e ShSKUK-së.

Edhe një Kushtetuesja rrëzon vendimin e Qeverisë Kurti për statutin e ShSKUK-së

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues një dispozitë të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), të miratuar më 27 dhjetor 2023 nga Qeveria e Albin Kurtit, e cila përcakton listën e shërbimeve shëndetësore që ofrohen në spitalet e përgjithshme.

Rasti ishte iniciuar nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili kontestoi nenin 11, paragrafi 1, pasi ky nuk përfshinte “kujdesin mendor” si shërbim dytësor në spitalet e përgjithshme.

Gjykata vendosi unanimisht se ky paragraf nuk përputhet me Kushtetutën, përkatësisht me “paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Kosovës”.

Qeveria është urdhëruar të ndryshojë këtë dispozitë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin në fuqi. Deri atëherë, spitalet e përgjithshme duhet të ofrojnë të gjitha shërbimet shëndetësore, përfshirë kujdesin mendor, sipas Ligjit për Shëndetin Mendor.

LAJME

E QUAN GËNJESHTARE Grenell: Osmani thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

STATUSI TRAZUES Prokuroria interviston Halil Gecin për kërcënimin ndaj Osmanit

FAKT YOU

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin