Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar garën për Kryetar të Pejës. Me 100 për qind të votave të numëruara, ai ka marrë 61.15 për qind të votave, apo 19 mijë e 629 vota. Kështu ai merr drejtimin e Pejës për herë të katërt radhazi.

Kundërkandidati i tij, Taulant Kelmendi i VV-së, ka grumbulluar 38.85 për qind apo 12 mijë e 472 vota.