Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet që po mbahen sot në Kosovë.
Pas votimit, Limaj u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin demokratik.
“Sot është dita kur zëri juaj dëgjohet dhe vullneti juaj vendos për të ardhmen e Kosovës. Ju ftoj të dilni në votime me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi. Vota juaj ka rëndësi, përdoreni për të ardhmen që dëshironi për veten dhe Kosovën”, ka deklaruar Limaj.
Kreu i Nismës Socialdemokrate theksoi se dita e zgjedhjeve është një moment i rëndësishëm për vendin, duke i inkurajuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të vendosur mbi drejtimin e ardhshëm të Kosovës.









