Se Albin Kurti nuk i realizon zotimet e tij është diçka që e kemi kuptuar përgjatë mandatit të tij. Por që as nuk i mban mend ato, këtë e kuptuam në intervistën e fundit.

Përballë një pyetjeje të shpeshtë, së cilës Vetëvendosje shpesh i shmangej – me cilat investime krenoheni? – lideri i saj vendosi të përgjigjej në mënyrë pothuajse qesharake: “Nuk i kam premtuar fare”.

“Nuk kam premtuar unë projekte kapitale. Mos më matni me mendësi, qasje dhe zotime të tjerëve. Investimet kapitale nga pikëpamja jonë nuk janë qëllim në vetvete”, deklaroi Kurti.

Ndoshta kryeministri ka harruar edhe se investimet kapitale janë para që shteti i shpenzon për projekte afatgjata, si rrugë, shkolla, spitale dhe infrastrukturë që mbetet për vite. Projekte që ai patjetër i ka premtuar, por që ne nuk arritëm t’i shohim.

“Vetëm gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje. Kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro”, premtonte Kurti.

Zoti Kurti, banesat sociale janë projekt kapital. Besoj këtu pajtohemi.

“Afër kryeqytetit do të ndërtojmë qendrën më të madhe multifunksionale, pjesë e së cilës do të jetë edhe stadiumi nacional”, zotohej Kurti.

A nuk është stadiumi nacional investim kapital, zoti Kurti? Dhe këtë po e premtonit ju, apo jo?

“Koridore rrugore kombëtare si Deçan–Plavë, Prizren–Tetovë, Gjakovë–Shkodër, si dhe projekti për lidhjen hekurudhore Prizren–Durrës do t’u nënshtrohen planeve të detajizuara hapësinore. Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet”, deklaronte Kurti.

Rrugët, magjistralet, hekurudhat dhe aeroporti besoj nuk janë lloj subvencionimi. Janë projekte kapitale po ashtu.

Pra, paskeni premtuar. Dhe rrjedhimisht pyetja mbetet: ku janë ato projekte?

Ne e dimë ku janë. Ato gjenden në faqet e programit të ri, një premtim i ri që Kurti po e përsërit sërish në këtë fushatë.

Por opozitari i zëshëm i dikurshëm, si kryeministër nuk i ka harruar vetëm projektet kapitale, por edhe diçka tjetër, dikur tepër të dashur për të.

“Kurrë s’kemi thënë që bëhet lehtë”, deklaroi Kurti, kur u pyet për Bashkimin Kombëtar.

Në fakt, dikur, sipas tij, ëndrra shekullore e shqiptarëve realizohej për vetëm pak sekonda.

“Lëvizja Vetëvendosje e merr pushtetin, e ndryshojmë Kushtetutën, e heqim nenin 1.3 dhe në mënyrë paqësore e demokratike i bashkohemi Shqipërisë, si hap i parë drejt Bashkimit Kombëtar shqiptar”, deklaronte Kurti dikur.

Megjithë ndryshimet e qëndrimeve, deklaratave dhe zotimeve, nga një e vërtetë kryeministri Kurti zgjedh të mos largohet asnjëherë.

Këtë herë, nën rreshta, dha edhe arsyen që mohohej prej javësh: pse dy javë para zgjedhjeve shpërndau nga 100 euro. “Qindra mijëra njerëzve me ua vonu dy muaj, a? Për hir të opozitës me ua vonu, a?”, “konfirmoi” K