As përpjekja e 50-të nuk ka rezultuar e suksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Procesi është bllokuar në pikën e zgjedhjes së Kryetarit.
Për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, i cilësuar anti-kushtetues nga opozita, votuan 53 deputetë. Kundër dhe abstenime nuk pati.
Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën, në ora 11:00.
VV është duke insistuar në emrin e Albulena Haxhiut, derisa opozita e ka bërë të qartë se nuk do ta përkrahin Ministren në Detyrë të Drejtësisë.
Ndërkohë, afati 30 ditor i dhënë nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit, po vjen drejt fundit. Kanë mbetur edhe pesë ditë, apo edhe dy seanca.









