“Po i duket që i dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por po harron se në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten, se sa i pandershëm, sa mashtrues dhe sa brutal është kundër qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë në një konferencë për media se nëse Partia Demokratike e Kosovës e voton për President Feride Rushitin ose Glauk Konjufcën, ata do ta votojnë Ligjin për Gjykatën Speciale.

Por, Hamza iu kundërpërgjigj duke i thënë se nuk bën pazare me UÇK-në.