Ndonëse para disa javësh nuk arriti të merrte votat e Lëvizjes Vetëvendosje, sot Vlora Çitaku u propozua sërish nga PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit dhe morri votat edhe të shumicës.
Me zgjedhjen e saj, përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit, i cili kishte mbetur në gjysmë të këtij procesi.
Pas zgjedhjes së Çitakut, Kuvendi i Kosovës po zgjedh anëtarët e komisioneve parlamentare.









