Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, e pastër dhe çlirimtare.
Kjo është një e vërtetë, thekson ajo, që nuk mund të gjykohet e as të rishkruhet.
“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe antikoloniale, ndërsa agresori ishte regjimi i Millosheviçit”, shkroi Sinani në Facebook.
Drejtësia, shton ajo, duhet të jetë e paanshme dhe individuale, pa shtrembërim të së vërtetës historike dhe “pa rrëshqitur në revizionizëm apo negacionizëm”.
Për kërkesën e Prokurorisë së Gjykatës Speciale për 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, Sinani potencoi se kjo është një qasje që lë shumë pyetje të hapura dhe cenon ndjenjën e drejtësisë.
E vërteta, thotë ajo, nuk dënohet, “ajo mbrohet”.









